1 mijë e 269 të infektuar me Coronavirus dhe 912 të shëruar

Në Kosovë janë regjistruar të martën vetëm 6 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid deri më tani ka arritur në 1.269, 31 kanë vdekur, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 912 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 09 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.199 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.269 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.