10 vetura të dëmtuara nga plumbat qorr në natën e Vitit të Ri, pronarët denoncojnë rastet në Polici

Gjatë natës së Vitit të Ri, 10 vetura janë dëmtuar nga plumbat qorr në disa qytete e fshatra në vendin tonë. Përveç këtyre incidenteve, mbrëmjen e 31 dhjetorit dhe pas mesnate mbi 270 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të QKUK-së. 23 prej tyre kanë kërkuar ndihmë për shkak të aksidenteve, 5 për shkak të konflikteve fizike, 3 janë plagosur me armë zjarri, ndërsa 25 janë lënduar nga mjetet piroteknike.

Gëzhojat e plumbave qorr të shkrepur mbrëmë gjatë festës së ndërrimit të motmoteve, kanë rënë mbi 10 vetura në Prishtinë, Pejë, Gjilan e Prizren, e Deçan.

Rastet që kanë ndodhur në kryeqytet janë raportuar në rrugën Xheladin Hana, në rrugën Zhan Zhak Ruso, në rrugën Marie Shllaku, në rrugën Mehmet Akif Ersoy, te rruga Bekim Fehmiu. Teksa në Prizren në rrugën Bajram Shala, e në Pejë të fshati Katundi i Ri, si dhe te rruga “Ymer Prizreni”. Kurse rasti tjetër në Deçan është raportuar në fshatin Carragbreg i Ulët.

Gazeta Sinjali edhe mbrëmë ka raportuar për incidentet që kanë ndodhur natën e Vitit të Ri dhe në orët e para të vitit 2023.