11,736 raste aktive dhe 1,736 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 704 raste pozitive me koronavirus, dhe 5 viktima, shkruan Gazeta Metro.

Në këto 24 orë janë shëruar 342 pacientë. Kjo u bë e ditur nga përditësimi i raportit të IKSHPK’së.

‘’ Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç)’’, thuhet në raportin e IKSHPK.

Numri i rasteve aktive deri tani 11.736, 1.736 viktima.