Skandal i rëndë: Basketbollisti i Tiranës nakauton referin, arrestohet nga policia (video)

Një tjetër skandal është regjistruar në sportin shqiptar. Kësaj here, nuk bëhet fjalë për futbollin, por në basketboll në ndeshjen Teuta-Tirana.

Basketbollisti i Tiranës, Bruno Daliu nuk ka qenë dakord me vendimin e arbitrit, Jurgen Muho dhe e ka goditur atë me shpulla, grushte derisa sa e shtriu në tokë.

Pamje skandaloze, aspak sportive. Kanë qenë shokët e ekipit që kanë ndalur agravimin më tej të situatës.

Pas këtij veprimi antisportiv ka pasur vërshëllima të shumta nga tifozët e pranishëm në pallatin e sporteve në qytetin e Durrësit “Ramazan Njala” të cilët në kor kanë sharë skuadrën kryeqytetase me fjalë banale.

Ky basketbollist mëpastaj është arrestuar nga policia.

Njoftim/ Durrës

Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar për veprën penale “Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin:

B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.