12 mijë e 396 raste aktive me koronavirus në vend

Në Kosovë janë të konfirmuara 12 mijë e 396 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv edhe 2 mijë e 943 raste me koronavirus, si dhe është regjistruar një viktimë.

IKSHP ka vazhduar thirrjet për bartje të maskës dhe vaksinim, si mënyra të vetme në ndaljen e hovit të virusit./Fokusi.info/