Bosch: UÇK bëri luftë të ndershme, as më shumë, as më pak se për mbijetesë

Në intervistën dhënë Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ish- Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ndër të tjera foli edhe për aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës, HashimThaçi.

Ai, u përqëndrua më shumë rreth kohës sa ishte me detyrë si Ambasador i Holandës në Kosovë.

“Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi të tregoj më shumë rreth kohës që isha në Kosovë kur raporti u publikua dhe isha shumë i befasuar, meqë së pari ishte jo mirë i shkruar dhe, në të vërtetë, nëse lexon këtë raport dhe ajo që më befason është që gjyqtarët thonë që të shikojnë krimet nga ana e UÇK-së, por jo edhe krimet nga serbët.

“Pika kryesore e atkakuzes është trafikimi me organet, ku lidhur me këtë më 2014 Knut Wiliamson, prokurori amerikan, konkludoi se nuk ka asgje dyshuese rreth trafikimit me organe”, deklaroi Bosch.

“Në atë kohë isha ambasador dhe mund të më thonë se mbroja gjykatën, po sigurisht qe kam mbrojtur sepse isha anbasador dhe duhet zbatuar urdherat nga lart”, shtoi ai.

“Kjo gjykatë ishte e çuditshme”, shtoi ndër të tjera ish- ambasadori Bosch.

Më tej ai theksoi se “UÇK ishte një organizatë që u paraqit në fund të viteve ‘90-ta, sepse aktivitetet paqësore të Rugovës nuk patën rezultat dhe disa të rinj, ndër ta edhe presidenti Thaçi deklaruan se tanimë duhet rrokur armët, se vendi ynë do të shkatërrohet”.

Tutje ai vlerësoi se UÇK bëri diçka që ishte e ndershme për të luftuar, as më pak e as më shumë se për mbijetesë.