12 të vdekur dhe 410 raste pozitive me COVID-19

12 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e virusit COVID-19.

Përgjatë kësaj kohe janë konfirmuar edhe 410 raste pozitive me koronavirus.

Në të njëjtën kohë nga Ministria e Shëndetësisë u tha se tani për tani në vend janë 14 mijë e 501 raste aktive me virusin korona.

Në 24 orëshin e fundit në gjithë vendin janë vaksinuar 22 mijë e 671 persona./Fokusi.info/