Matoshi për aktivitetet e Osmanit për 2 korrikun: Ajo bëri një akt propagandistik në emër të kujtesës institucionale

Halil Matoshi nga radhët e AAk’së ka kritikuar kryetaren e kuvendit, Vjosa Osmani e cila bëri një aktivitet për datën e 2 korrikut.

Sipas Matoshit ajo bëri dhe një akt propagandistik në emër të kujtesës institucionale, duke u shfaqur në oborrin e kuvendit “me delegatët e 2 korrikut, 1990 që shpallën Deklaratën Kushtetuese, e shoqëruar me liderin e njëres nga partitë opozitare, që nuk është as deputet!?
Po të ishte aktivitet partiak i Lëvizjës Vetëvendosje, gjithçka do të ishte në rregull”, shkruan Matoshi

Ja statusi i tij: