12-vjeçari i shpëton sulmit të ariut (video)

Një djalë i ri i ka shpëtuar në qetësi sulmit të një ariu i cili është shfaqur papritmas prapa tij.

12-vjeçari, i quajtur Alessandro, ishte duke bërë hiking së bashku me familjen e tij në Brenta Dolomites, Itali, kur papritur u gjend në një situate të vështirë, transmeton lajmi.net.

Por, për dallim nga të tjerët që do të kishin bërë panik në këto raste, ai qëndroi shumë i qetë duke ecur ngadalë në qetësi që të shmang rrezikun.

Ashtu siç ecën ngadalë, Alessandro shikon edhe lëvizjet e ariut. Djaloshi merr këshilla nga e ëma e tij që të mos bëjë panik.

Kështu ai i shpëtoi rrezikut nga ariu në qetësi.