13 të vdekur në 24 orët e fundit, si pasojë e Covid-19 në Kosovë

13 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, si pasojë e Covid-19 në Kosovë. Derisa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 438.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 158 raste të reja me Covid-19, derisa janë shëruar edhe 245 të tjerë.

Këto të dhëna janë bërë  të ditura nga kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani përmes një konference për media.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”. /Fokusi.info/