Daut Haradinaj – Muratit: Në vend që t’i numëroj dëshmorët e Kosovës i njehu ushtarët e vrarë serbë

Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas kërkim-faljes së ministrit të qeverisë Kurti, Hekuran Murati për fyerjet që para disa viteve ia kishte bërë kategorive të lirisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se nuk mjafton kërkim-falja.

“Mirë që ka kerku falje edhe pse nuk mjafton! Në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ia ka rikujtuar ministrit Murato se Serbia është jashtë Kosovës.

“Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe”, ka përfunduar Haradinaj.