Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Barcelona dhe Real Madridi do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e parë në kuadër të Kupës së Mbretit. Ndeshja që fillon në ora 21:00, e cila do të zhvillohet në ‘Camp Nou’.

Nga minuta e parë për vendasit nuk luan Lionel Messi, por është në bankën rezervë.

Për Barcelonën pritet që në sulm të jetë Philippe Coutinho, pasi Ousmane Dembele nuk është i gatshëm të luajë për 90’ minuta, pas lëndimit që e kishte në kyçin e këmbës.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Malcom, Luis Suarez, Coutinho.

Më poshtë, ua sjellim formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Real Madrid: Keylor Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Kroos, Marcos Llorente, Modric; Lucas Vázquez, Benzema, Vinicius.