14 arsyet pse duhet të hani më shumë tranguj

Kastravecat bëjnë pjesë në 4 zarzavatet më të kultivuar në botë dhe janë ushqim i shëndetshëm për trupin tuaj, madje shpesh i cilësuar si një super ushqim.

Kastraveci i hidraton trupin tuaj. Kur jeni shumë të zënë me punë dhe s’keni pirë ujë mjaftueshëm, hani kastravecë të freskët, i cili ka në përmbajtje të tij 90% ujë. Ai kompenson ujin e humbur.

Kastraveci lufton nxehtësinë e brendshme dhe të jashtme. Ngrënia e kastravecit ju ndihmon kundër urthit. Përdoreni kastravecin në lëkurë për të përfituar kundër djegieve nga dielli.

Konsumimi i kastravecit eleminon toksinat nga trupi juaj. Uji në kastravec vepron si një fshesë virtuale, duke larguar mbetjet nga trupi. Ngrënia e rregullt e kastravecit shpërbën gurët në veshka.

Kastraveci ka në përmbajtje të tij vitaminat A, B dhe C, të cilat shërbejnë për të rritur sistemin imunitar dhe për t’iu mbushur me energji.  Nëse e përzieni kastravecin me spinaq dhe karrota, dobia e tij do të jetë më e madhe.

Kastravecat i sigurojnë lëkurës mineralet e duhura. Ata janë të pasur me magnez, kalium dhe silikon. Kjo është arsyeja pse shumë qendra Spa përdorin kastravecin si bazë në trajtimet e tyre.

Kastraveci ndihmon në tretje dhe humbjen e peshës. Duke qenë se është i pasur me ujë dhe nuk përmban shumë kalori, është tepër i përshtatshëm për njerëzit që kërkojnë të bien në peshë. Rekomandohet të përdoret në supë ose në sallatë. Nëse nuk e preferoni shumë, mund ta përdorni me kos. Ngrënia e kastravecit ndihmon nofullat tuaja dhe siguron fibrat e duhura për tretjen.

Ngrënia e përditshme e kastravecit është një mënyrë e mirë kundër kapsllëkut kronik.

Kastraveci ndihmon sytë tuaj. Vënia e kastravecit mbi sy është diçka që e shohim shpesh në qendrat e bukurisë, e megjithatë është një mënyrë shumë e mirë kundër qeseve të syve duke qenë se ka veti antiinflamatore.

Kastraveci lufton kancerët e ndryshëm, si: kancerin e prostatës, të gjirit, të mitrës.

Kastraveci ndihmon kundër diabetit, ul kolesterolin dhe kontrollon tensionin e gjakut. Lëngu i kastravecit përmban një hormon që i duhet qelizave të pankreasit për të prodhur insulinën e njohur për të mirat që sjell tek pacientët me diabet. Kërkimet kanë treguar se ata përmbajnë dhe një përbërës që ndihmon në uljen e kolesterolit. Kastravecat përmbajnë shumë fibra, kalium dhe magnez. Këta përbërës veprojnë për rregullimin e tensionit të gjakut. Ndaj kastraveci ëhstë i mirë për trajtimin e tensionit të ulët, por edhe të lartë të gjakut.

Kastraveci freskon gojën. Lëngu i kastravecit ndihmon mishrat e dhëmbëve. Merrni një copë kastravec në gojë dhe shtyjeni me gjuhë drejt qiellzës për gjysmë minuti, pasi përbërësit e tij do të ndihmojnë për të vrarë bakteret përgjegjëse për erën e keqe të gojës.

Kastraveci i bën flokët dhe thonjtë më të shëndetshëm. Minerali silica i ndodhur tek kastraveci i bën flokët tuaj më të shndritshëm dhe thonjtë më të fortë. Sulfuri në përmbajtje të kastravecit ndihmon në rritjen e flokëve.

Kastraveci ndihmon në shëndetin e kyçeve, lehtëson dhimbjet nga artriti dhe përdhesi. Kur përzihet dhe me lëngun e karrotës, ky veprim kundër dhimbjeve të artritit dhe përdhesit është edhe më i fortë, ndërkohë që ul nivelet e acidit urik.

Kastraveci lufton pasojat e të pirit. Për të evituar dhimbjet e kokës mëngjesin pas një nate me shumë alkool, mund të hani kastravec para se të bini gjumë. Kastravecat përmbajnë mjaftueshëm vitaminë B, sheqer dhe elektrolite për t’ju furnizuar me përbërësit e duhur dhe duke ulur pasojat e pijes.

Kastravecat i mbajnë veshkat në formë, pasi ulin nivelet e acidit urik në trupin tuaj.