14 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, humb jetën një 61 vjeçar nga Tetova

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve janë bërë 242 testime për coronavirus, ndërsa prej tyre 14 kanë rezultuar pozitiv.

Prej qyteteve, 5 janë në Shkup, 2 në Prilep, 1 në Tetovë dhe 6 në Veles.

Poashtu nga MSH njoftojnë se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 20 pacientë të shëruar ndërsa në spitalin ‘8 shtatori’ ka humbur jetën një 61 vjeçar nga Tetova i hospitalizuar më 28 prill.

Deri tani kemi 1.099 pacientë të shëruar, 90 kanë humbur jetën dhe 397 është numri i rasteve aktive në Maqedoni.