AKR-ja pro formimit të qeverisë së re, përjashton zgjedhjet

Zyrtari i lartë i AKR-së, Fatmir Matoshi, ka thënë se kjo parti është për formimin e një qeverie të re.

“Në emër të presidentit të AKR-së Behgjet Pacollit që për arsye të njohura nuk është këtu. AKR-ja i vlerëson përpjekjet për zgjedhje të reja dhe përpjekjet për formimin të qeverisë së re. Megjithatë për shkak të rrethanave e AKR-ja mbështet mundësinë që të krijohet një qeveri e re, me mandat të plotë ashtu siç edhe e ka përcjellë këtë porosi tek ju edhe presidenti Pacolli”, ka deklaruar Matoshi në takimin që është thirrur nga presidentit i vendit, Hashim Thaçi, me liderët e partive politike.