14 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

Përgjatë kësaj kohe nuk ka patur asnjë viktimë si pasojë e këtij virusi.

Në total numri i rasteve aktive është 515, transmeton Fokusi.info.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 83 persona.

Postimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.
Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.083.
Në total numri i rasteve aktive është 515.