Polici ndjek një qytetar nëpër Podujevë për shkak të mosvenodsjes maskës

Të enjten (13 gusht, 2020) një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Podujevë.

Një qytetar i ka dërguar një video redaksisë së Klan Kosovës dhe thotë se një polic e ka ndjekur shokun e tij për shkak se ky i fundit nuk e ka pasur me vete maskën.

Klan Kosova ka tentuar që të kontaktojë me zyrtarin e Policisë për Informim, Avni Zahitin, për të marrë më shumë informata rreth këtij rasti, mirëpo deri me tani nuk ka përgjigje.