143 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Gjashtë persona kanë vdekur në Kosovë në 24 orët e fundit nga COVID-19, ndërsa është njoftuar për 241 raste të reja.

Instituti i Shëndetit Publik, ka njoftuar po ashtu edhe për 143 persona të shëruar, shkruan Fokusi.info.

Këto shifra janë nxjerrë nga gjithsej 419 mostra sa janë testuar gjatë 24 orëve të fundit.

Me shifrat e sotme numri i të shëruarve ka arritur në 3.369 raste.

Aktualisht, numri i rasteve aktive në Kosovë është 2.762.