Gjuriq: Kushdo që do të formojë Qeverinë, duhet të trokasë në derën e Listës Serbe

Drejtori për të ashtuquajturën zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka thënë se kushdo që dëshiron të formojë Qeverinë duhet të trokasë në derën e Listës Serbe.

Me anë të një interviste për televizionin public serb, Djuric tha se pavarësisht se si merren vesh shqiptarët, Lista Serbe po merr rezultate fenomenale.

‘Krahina jonë sikur të ishte Belgjika për sa i përket konstituimit të institucioneve, por ne ngadalë po marrim rezultate fenomenale për Listën Serbe dhe për mua është lajm i vitit që serbët kanë rënë dakord dhe kushdo që dëshiron të formojë qeverinë, duhet të trokasë në derën tonë’, tha Djuric.

Sipas tij, pavarësisht se si rrjedh dialogu i mëtejmë mes shqiptarëve, ‘serbët në Kosovë e Metohi janë mësuar me presione dhe kërcënime por janë të gatshëm për luftë të përditshme dhe i gëzohen mbështetjes dhe ndihmës së shtetit të tyre të Serbisë që të punojë edhe më shumë në mbetjen dhe qëndrimin e tyre’.

Pas deklaratave të të dyshuarve për vrasjen e politikanit serb të Kosovë, Oliver Ivanovic, Djuric ka thënë se pret politizim dhe propagandë të mëtejme nga Prishtina me gënjeshtra të reja për serbët në veri dhe në Serbi.

‘Kërkesa jonë është që robërit që janë skllavëruar para drejtësisë së Zotit të lirohen dhe lihen të qetë, sikurse dhe Teodosijeviqi për shkak të Reçakut’, ka thënë Djuric.