15-vjeçari nga Kumanova bie nga kati i pestë i ndërtesës, në rrezik për jetën

Një 15-vjeçari nga Kumanova ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese teksa luante me me moshatarët e tij.

Ndihma e shpejtë ka njoftuar SPB-në e Kumanovës se në qendrën urgjentet të spitalit të Komunovës është çuar shtetasi E.S i (2005) me plagë të rënda në kokë.

Sipas të dhënave të para ai ka rënë nga kati i pestë i ndërtesës “Zhitomel” teksa luante me fëmijë të tjerë, njofton Alsat-M përcjellë Klan Kosova.

Për shkak të seriozitetit të plagëve personi në fjalë është transferuar në qendrën urgjente në Shkup dhe ndodhet në reanimacion.

Ndërkohë që mjekët thonë se djaloshi ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe po lufton për jetën.