16 vjeçarja shqiptare mahnit Zvicrën me talentin e saj (video)

16-vjeçarja shqiptare, Lorena Beadini ka mahnitur jurinë e ‘The Voice of Switzerland’ me zërin e saj gjatë performancës së saj me këngën e Meghan Trainors “All About That Bass”.

Që në fëmijëri ajo e kishte shprehur tek pridërit e saj pasionin dhe talentin e saj për këngën.

Sipas albinfo.ch. që në moshën 6-vjeçare Lorena kishte mbajtur koncertin e saj të parë. Pavarësisht se ajo kishte eksperiencë me skenën nuk ia doli dot me emocionet këtë herë.

Megjithatë juria u mahnit nga performanca e adoleshntes shqiptare, dhe e vlerësoi maksimalisht për talentin e saj.

“Zakonisht nuk kam emocion.”- është shprhur vajza shqiptare.

Janë të kuptueshme emocionet në një rast të tillë, pasi të këndonte para emrave të mëdhenj të muzikës zvicerane, si DJ Antoine, Anna Rossinelli, Noah Veraguth dhe “Büetzer Buebe”, Gölä dhe Trauffer, nuk është edhe aq e lehtë.