Veseli jep dorëheqje nga të gjitha funksionet politike, pas konfirmimit të aktakuzës

Kreu i Partisë Demokratiket ë Kosovës, Kadri Veseli, sot ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale.

Veseli tha se është përgatitur vullnetarisht që të niset drejt Hagës.

Për këtë, deputeti Veseli tha se do të tërhiqet nga të gjtitha aktivitetet publike e politike për sa kohë zgjatë ky proces.

“Kjo gjë do të kërkojë angazhimin dhe përqëndrimin tim të plotë, dhe prandaj kam vendosur që të tërhiqem nga të gjtitha aktivitetet publike e politike për sa kohë zgjatë ky proces. Nuk do të bëj deklarata të tjera publike apo paraqitje zyrtare në Kosovë ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon. Të paktën për momentin, jam një qytetar privat. Deri në fund të këtij procesi, do të kërkoja që ky qëndrim i imi të respektohet nga të gjithë në Kosovë, veçanërisht nga ata të cilët janë të angzhuar në media apo në jetën publike dhe politike”, tha ai.