17 familje për 10 muaj kanë jetuar pa energji elektrike

17 familje të vendosura në ndërtesën e banimit social në Stan Tërg për 10 muaj kanë jetuar në terr, pasi që KEDS-i dhe KESCO nuk kanë pranuar ta lëshojnë rrymën për shkak të një borxhi të krijuar nga shfrytëzimi i energjisë elektrike në të ashtuquajturat “bankhauza” të banuara nga familjet me nevojë. Komuna e Mitrovicës më në fund ka pranuar ta paguajë borxhin me këste në 5 vjetët e ardhshëm, shkruan gazeta “Zëri”.

17 familje të vendosura në ndërtesën e banimit social në Stan Tërg të Mitrovicës më në fund kanë fituar dritën, pasi që Komuna e Mitrovicës ka pranuar ta paguajë një borxh të krijuar nga shfrytëzimi i energjisë elektrike në të ashtuquajturat “bankhauza” të banuara nga familjet me nevojë, për të cilin zyrtarët komunalë të Mitrovicës thonë se nuk ka qenë i tyre.

Për 10 muaj 17 familje kanë jetuar në ndërtesën e banimit social në Stan Tërg në terr të plotë, pasi që me përurimin e ndërtesës nuk është lëshuar edhe rryma. KEDS-i dhe KESCO nuk kanë pranuar ta lëshojnë rrymën pa ua paguar një borxh, që ishte krijuar nga shfrytëzimi i energjisë elektrike në të ashtuquajturin “bankhauza”, të banuar nga familje në nevojë. Nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka, ka shpjeguar se më në fund ka përfunduar “saga fatkeqe” pothuajse 10-muajshe e mungesës së energjisë elektrike në ndërtesën me 17 banesa për raste sociale në Stan Tërg.