Nurellari për aktakuzat e Speciales: Përpjekje e ulët për ta barazuar xhelatin me viktimën

Dorëzimi i aktakuzave të Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe ish-kreyparlamentarit Kadri Veseli vazhdon të mbetet çështje debati.

Lidhur me këtë, Adri Nurellari, këshilltar i kreut të PDK-së, ka folur nëse shefi i tij e ka menduar dorëheqjen pas këtyre zhvillimeve dhe sipas tij këto aktakuza janë përpjekje e ulët për rishikim të historisë, njofton Klan Kosova.

”Së pari nuk ka një aktakuzë nga Gjykata Speciale”.

”Dorëheqjen e mendon dhe e gjykon në vetëdijen e tij, zoti Veseli. Ai nuk është i detyruar ta bëjë këtë”, ka thënë ai.

”Ne e shikojmë këtë përpjekje të ulët për ta rishikuar historinë, një përpjekje e ulët për ta barazuar xhelatin me viktimën”.

”Ky është kërcënim mbarëkombëtar që na bëhet dhe cënim i drejtëpërdrejtë i identitetit tonë kombëtar”.