17 vjeçari rrezikon jetën, ku ‘kacavirret’ në katin e 44-të për klikime në Youtube (video)

Një 17-vjeçar është filmuar duke u mbajtur me gishta në banesën 44-katëshe për të shfaqur aktivitetet e tij.

Adoleshenti, i cili njihet me nofkën ‘The Little Nuisance’, vendosi të zhvillojë aktivitetet e tij ekstreme në banesën 44-katëshe të njohur si ‘Anaconda Cut’ në Salford të Mançesterit, shkruan daily mail.

Shikuesit e videos, e ngarkuar në ‘Youtube’, e kanë cilësuar veprimin si të rrezikshëm, pavarësisht se kishte nga ato komente që e shijuan atë.

I riu, i cili vendosi të mbetej anonim, tha se refuzoi t’i nënshtrohej frikës, gjersa ngjitej në ndërtesën e dytë më të madhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë veprimin ekstrem.