Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1 mijë e 126 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, transmeton Fokusi.info.

Në njoftim thuhet po ashtu se asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19, dhe janë shëruar 23 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 313 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.818.721 doza të vaksinës.

– Deri më sot 818.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Deri më sot janë dhënë 98.881 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

– Nga 1.126 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

– Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.230.

– Në total numri i rasteve aktive është 644.