2 të vdekur dhe 96 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirus në 24 orët e fundit, një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një 63-vjeçare nga Elbasani.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetare: Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 edhe 96 persona të tjerë.

Ministra e Shëndetësisë e përshkruan si shumë serioze situatën në Spitalin Infektiv, atje ku janë të shtruar tashmë 90 pacientë, nga të cilët 5 ndodhen në intubim.