22 vjet nga rënia e dëshmorit, Agron Rrahmani

Sot bëhen 22 vjet nga rënia e dëshmorit Agron Rrahmani, shkruan Fokusi.info.

Agroni ishte komandant i njësitit gueril të Prishtinës “Rexhep Mala”, njësitit të parë në kryeqytet, të formuar nga Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.

Agron Rrahmani kishte rënë gjatë luftimeve të zhvilluara kundër policisë së armikut në mëngjesin e 12 majit të vitit 1998 në Lagjen e “Muhagjerëve” në Prishtinë.

Rrahmani u varros në fshatin e tij të lindjes, Ballofc të Podujevës në vitin 1998.

Foto nga varrimi i  tij.

Autori i fotografisë: Ridvan Slivova