23-vjeçari shqiptar vdes në një aksident në Greqi, donte të bëhej mjek

Kristian Nako, një 23-vjeçar nga Shqipëria ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Greqi.

Raportohet se ai po ngiste një motor, dhe për shkaqe ende të paditura, është përplasur me një kamion-vinxh.

23-vjeçari ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari pasi donte të bëhej doktor. Por aksidenti tragjik i ndërpreu në mes ëndrrat e tij.