23 vjet nga masakra e Vushtrrisë

Sot bëhen 23 vjet nga Masakra e Vushtrrisë ku brenda pak orësh në këtë qytet jeta e dhjetëra personave u ndërpre nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe.

Më 22 maj të vitit 1999 në qytetin e Vushtrrisë u vranë në mënyrën më çnjerëzore 77 persona.

Të njëjtën ditë u plagosën shumë persona, e po ashtu nga forcat serbe u arrestuan edhe qindra persona, qytetarë të Vushtrrisë.

Personat e vrarë dhe të masakruar nga forcat serbe u dërguan në varrezë masive në poligonet ushtarake Beograd, për t’u zbuluar disa vite më vonë./Fokusi.info/