Zafir Berisha kapet me Imer Mushkolajn: Flej pa çorapa, ka kush kujdeset për sigurinë tënde kibernetike

Zëvendësministri dhe Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, i është kundërpërgjigjur analistit Imer Mushkolaj pasi ky i fundi teksa ka ironizuar ka thënë se vetëm Zafir Berisha mund ta ndihmojë Trustin.

“Veç Zafiri mundet me ndihmu”, ka shkruar Mushkolaj.

Këtyre fjalëve të analistit kosovar, u është përgjigjur vetë Berisha me një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Institucionet e e siguris në vendin tonë, janë të pregaditura që të parandalojn dhe luftojn krimet kibernetike nga kushdo që vijnë!
Çdo institucion ka ekspertë dhe profesionist të IT, që me u përballur me çdo ndërhyrje që rrezikojn sigurin kibernetike, prandaj edhe Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës besoj se i ka marrur të gjitha masat.
P.s; edhe I. Mushkolaj le të flenë pa çorapa, sepse është i sigurt, ka kush kujdeset për sigurin e tij edhe në fushën kibernetike!