23 vjet nga rënia e dëshmorit, Avni Saraçi

Sot janë bërë 23 vjet nga rënia heroike e dëshmorit, Avni (Hysni) Saraçi, shkruan Fokusi.info.

Avniu ishte ushtar në Brigadën 142 të Zonës Operative të Shalës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai bie heroikisht pas përleshjes me forcat serbe në hyrje të qytetit të Vushtrrisë më 21 gusht 1998.

Trupi i tij pushon i qetë në varrezat e dëshmorëve në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë./Fokusi.info/