Molliqaj: Kurti do të shkojë në dialog pa kushte dhe pa reciprocitet

Dardan Molliqaj nga PSD ka folur për premtimet e Albin Kurtit për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se Kurti e ka mashtruar votuesin e tij edhe në qeverinë e parë, ku i kishte vënë reciprocitetin Serbisë.

”Kurti ka zgjedhur të flas për dialogun në ditën kur u zgjodh kryeministër, ai e ka ditur këtë gjë, nuk është asgjë rastësi nga ana e tij. Siç duket, aty nuk u përmendën as kushtet dhe as reciprociteti. Në qeverinë e parë, Kurti është prishur me amerikanët shkaku i reciprocitetit, pra e ka pasë kauzë, atëherë pse nuk e vuri menjëherë sërish reciprocitetin. As kushte nuk ka përmendur, pra kur të vie koha, Kurti do të thotë që ne kemi bërë kërkesa, por kushte pra nuk ka”, ka thënë Molliqaj në T7.

Ai ka thënë se Kurti ka ngritur kauza të cilat nuk është duke i mbajtur dhe nuk do t’i mbajë as në çështjen e dialogut.

Molliqaj ka thënë se SHBA dhe Bashkimi Evropian e kanë primar rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe Kurti do t’ju bindet atyre për të shkuar në dialog.