25 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Regjistrohen 25 raste të reja pozitive me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke e çuar në 609 numrin e të infektuarve.

“Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19.Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19” informoi Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

Ndërkohë vijon hetimi epidemiolog jik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja.

Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri.

Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.

Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 253 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 16 raste

– Fier 36 raste

– Kavajë 9 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 19 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 99 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 raste

– Has 13 raste

– Krujë 40 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 11 rast

-Mallakastër 1 raste

– Kurbin 27 raste

Pavarësisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, Fico tha se situata është e kontrolluar.

“Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye”.

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik apeloi qytetarët të cilët shfaqin shenja të sëmundjes COVID19 që të telefonojnë në numrin e urgjencës 127.

Ndërsa për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./oranews