Aksident në Prishtinë, një i lënduar

Një person është lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në rrugën Bill Klinton, Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Lajmi për klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila tha se personi është i lënduar lehtë.

“Rreth orës 20:00, në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar lehtë një pasagjer. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.