27 pallate dhe 163 shtëpi në Durrës të pabanueshme nga tërmeti

Bashkia e Durrësit ka publikuar listën e të gjithë pallateve dhe banesave të pabanueshme në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Sipas kësaj liste 27 pallate dhe 163 banesa janë të pabanueshme.

Në fakt pjesa më e madhe e këtyre objekteve janë shkatërruar thuajse plotësisht.