Vetura godet këmbësorin, i shkakton lëndime trupore

Mesditën e së hënës, një vozitës me veturë ka goditur nga pakujdesia këmbësorin në fshatin Zhur të Prizrenit.

Organet e rendit njoftojnë se lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.