28 çifte u kurorëzuan sot në Vushtrri

Sot, në komunën e Vushtrrisë, 28 çifte i dhanë fund beqarisë.

Ata zgjodhën këtë datë të veçantë 02.02.2022 për ta bërë kurorëzimin.

Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e Administratës, Hava Rruka-Mlinaku.

“02.02.2022, datë shumë e veçantë, të cilën e shfrytëzuan 28 çifte nga Vushtrria për ta kurorëzuar dashurinë e tyre, duke thyer kështu rekordin e vitit 2020! Zyrtarja Suzana Sejdiu bëri një punë të mrekullueshme, të palodhshme dhe me plot përgjegjësi! Drejtoria e Administratës i uron të gjitha çiftet dhe iu dëshiron shëndet, dashuri dhe gjithë të mirat në jetën e tyre të re familjare!”.