28 të vdekur dhe 920 raste me COVID-19

28 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar edhe 920 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Gjatë të njëjtës kohë janë shëruar 1 mijë e 698 persona.

Tani për tani në vend janë gjithsej 24 mijë e 484 raste aktive.