29 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, shkon në 663 numri i të prekurve

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se janë konfirmuar 29 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo e ka çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 663.

26 persona kanë ndërruar jetë nga ky virus dhe 345 kanë fituar luftën.