30 minuta shi i dendur, disa zona në Vlorë dhe Sarandë ‘notojnë’ në ujë (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut në Vlorë dhe në Sarandë kanë sjellë probleme në disa lagje të qyteteve.

Mësohet se në qytetin e Vlorës kanë sjellë probleme në rrugën “Albano dhe Romina”, në rrugën e portit në zonën e skelës. Në këto qytet kalimi bëhet me vështirësi, e ndërsa siç raporton gazetari i Report Tv Armand Xhelili, makinat e Ujësjellës Kanalizime kanë dalë në terren për normalizimin e situatës. Si pasojë e shirave ka pasur edhe probleme me energjinë elektrike në disa zona, ku zona e Zvërnecit ka qenë më problematikja.

Ndërkohë, edhe në Sarandë situata paraqitet e njëjtë. Sipas gazetarit, Limos Didani, kanë mjaftuar 30 minuta shi dhe në disa rrugë ka vërshuar uji.