Presidenti Thaçi ngushëllon familjen për vdekjen e profesorit Blaku

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen me rastin e vdekjes së profesorit e demografit Rifat Blaku, transmeton Fokusi.info.

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e profesorit universitar, demografit të njohur Rifat Blaku. Profesor Blaku ka dhënë kontribut si në rrafshin akademik, ashtu edhe në jetën politike, në periudhat më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës. Familjes Blaku i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. HTH