Rrahje në mes të vëllezërve në Prizren

Policia ka dhënë detaje për rrahjen mes vëllezërve në rrugën “Besnik Kastrati” në Prizren, ku vëllai 38 vjeçar, me inicialet A.S, ka sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit e tij, duke e lënë njërin nga ta pa vetëdije.

“Më datën 12.02.2022 në orën 21:43, Policia në Prizren ka pranuar një informacion se në rrugën “Besnik Kastrati’’ në Prizren ka ndodhur një rast Dhunë ne familje. Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ku Policia ka arritur që të dyshuarin A. S., të moshës 38 vjeçe, m/sh/k, ta sjellin në Stacionin Policor në Prizren. Ndërsa viktima ka marr tretman mjekësor ne spitalin rajonal Prizren dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jete. Rasti ka ndodh pas një mosmarrëveshje ne mes natarëve te familjes (vëllezërve)”, thuhet në komunikatën e policisë.

Pasi është intervistuar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.