30 vjeçari bie nga teleferiku në Brezovicë: Policia jep detaje

0
225

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e rënies nga teleferiku në Brezovicë gjatë ditës së sotme.

Rasti ka ndodhur rreth një ore më parë, ndërsa 30 vjeçari i cili ka pësuar lëndime trupore është dërguar në Emergjencën e Ferizajt.

Rastin e ka bërë të ditur për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se viktima është në gjendje stabile, me vetëdije dhe jashtë rrezikut për jetë.

‘Kemi pranuar informacionin se një person 30 vjeçar, aksidentalisht është rrëzuar nga teleferiku rreth një ore e 20 minuta. Policia me ndihmë të qytetarëve i kanë ofruar ndihmën e nevojshme. Sipas mjekëve gjendja e viktimës është stabile dhe me vetëdije, por që ka lëndime të marra. Personi në fjalë është transferuar për në Emergjencën e Ferizajt’, ka thënë Gashi.

Ai gjithashtu theksoi se numri i njerëzve të cilët gjenden në Brezovicë është mjaftë i madh. /gazetametro.net