36 teste në Krujë/ 4 raste të reja me koronavirus

4 raste të reja janë konfirmuar pozitiv në rrethin e Krujës, nga 36 teste të kryera.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 4 rastet janë nga vatrat e fasonerisë dhe kontakteve të tyre, s rrjedhojë e hetimit epidemiologjik që po kryhet.

Me 4 rastet e reja shkon në 111 numri i të infektuarve në Krujë, megjithatë kjo shifër pritet të konfirmohet nga Ministrja e Shëndetësisë në buletinin ditor mbi bilancin e 24 orëve të fundit.