Klinaku: Heqja e masave të reciprocitetit, pa platformë të qartë për bisedime, do të ketë pasoja të rënda!

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjës për Bashkim, Avni Klinaku ka deklaruar se heqja e masave të reciprocitetit nëse nuk përcillet me një platformë të qartë për bisedime, do të ketë pasoja të rënda, shkruan Fokusi.info.

Sipas Klinakut, kjo platformë mungon edhe nga kjo qeveri.

Statusi i plotë:

Heqja e masave të reciprocitetit nëse nuk përcillet me një platëformë të qartë për bisedime, do të ketë pasoja të rënda!

Ajo çka shihet deri më tani, kjo platformë mungon edhe nga kjo qeveri. Prandaj gabimi i heqjes do të dyfishohet me mungesën e strategjisë në bisedime.

Dëme të rënda do të ketë nga heqja e masave, por dëmi më i madh do të na pasojë nga bisedimet që nuk po arrijmë kursesi t’i marrim seriziosht, si një mundësi që nuk na përsëritet më, t’i kuptojmë drejt dhe të përgatitemi si duhet për to.