40 ditë paraburgim për Dritan Goxhajn: Ja çfarë deklaroi ish-luftëtari i UÇK-së para gjykatës

Gjykata e Tiranës i ka caktuar masës e sigurisë arrest ne burg me afat 40 dite Dritan Goxhajt.

Policia kanë kërkuar informacion shtesë nga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim te ish-ushtarit të UÇK-së.

Kjo pavarësisht që kërkesa për arresim ka ardhur nga Gjykata Speciale në Hagë.

Përballë policisë Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve ne rrjete sociale.

Ai po dyshohet nga Specialja për pengim të personave në kryerjen e detyrës zyrtare dhe frikësim.