Krasniqi: Shkuarja në punë e Kurtit këmbë, e rrezikshme për sigurinë e vendit

Analisti politik Milazim Krasniqi, ka komentuar shkuarjen këmbë në zyrën e tij, të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Krasniqit, ky veprim është cirkus argëtues për shijen e njerëzve të pavetëdijshëm politikisht. Ai tha se në një vend të pasigurt si Kosova, është i rrezikshëm ky veprim i Kurtit, sepse armiqtë mund të shfrytëzojnë këtë situatë për destabilizimin e Kosovës dhe se kryeministrit të vendit, i duhet siguri maksimale.

Postimi i plotë:

Shkuarja këmbë në punë e Albin Kurtit është pjesë e cirkut argëtues, për shijen e njerëzve të padije e të pavetëdije politike. Kjo sjellje nuk është as politikë, nuk është as qeverisje. Në një vend si Kosova, ku duart e armiqve janë gjithandej prezente, siguria e jetës së kryeministrit, cilido qoftë ai, duhet të jetë e plotë. Ndërsa, në rastin e Kurtit, siguria duhet të jetë shumë më rigoroze. Pse? Sepse ka ardhë në krye të qeverisë me një politikë konfliktuoze, e cila ka prodhuar shumë kundërshtarë e armiq. Deri sa të eliminohet ky perceptim, Kurti duhet të ketë siguri shumë më rigoroze, sepse ka rrezik që forcat e errëta antiKosovë të gjuajnë gurin e të fshehin dorën. Qëllimi mund të jetë destabilizimi, zhbërja e shtetit. Pra, lëreni cirkun, bëni poliitkë në pajtim me realitetin që kemi, që si shtet ende jemi në rrezik.