“400 mijë të punësuar aktivë”, Bajrami i reagon Kurtit: Manipulatorë të shifrave dhe propagandues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se për herë të parë mbi 400 mijë vende të punës të regjistruara si fuqi punëtore aktive.

Kurti e ka quajtur këtë një tregues të suksesit të politikave të qeverisë së tij për ekonominë dhe punësimin.

Ndërkohë i shpejt ka qenë reagimi i deputetes Bajrami, e cila i ka quajtur manipulatorë të shifrave qeverinë si dhe propagandues.

Bajrami ka shfaqur shifrat e trendeve të punësimit sipas të dhënave të ATK-së përgjatë katër viteve të fundit, trend i cili sipas saj është rënës.

Sipas deputetes, me politikat e qeverisë aktuale rreth punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët.

Postimi i plotë: