LAJMI I FUNDIT: Vdes veterani i luftës, ish nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Prof. Riza Haziri

Para një ore ka vdekur veterani i luftës së UÇK-së dhe ish nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, shkruan Fokusi.info.

Profesori Haziri nga fshati Kaqanoll, ka qenë luftëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës.

Haziri ka punuar si mësues e profesor për një kohë të gjatë në arsimin e komunës së Mitrovicës. Ka qenë edhe në strukturat drejtuese të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

I ndjeri kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por sipas familjarëve të tij, ai dje kur është testuar ka dalur negativ.

Trupi i të ndjerit gjendet në Spitalin e Prishtinës, ndërsa familjarët kanë shkuar që ta marrin.

Për cermoninë dhe kohën e varrimit, familjarët kanë thënë se do të njoftoheni me kohë./Fokusi.info/